As këtë vit turistët e huaj dhe pushuesit vendas nuk patën mundësi ta shijojnë liqenin e Shkodrës dhe bregun e tij siç e ka falur natyra, por të ndotur nga mbeturinat e shumta të hedhura nga duar “dashamirëse” pa kriter kohor e sasior.

Përballë qytetarëve që bënin sehir dhe perëndimit magjepsës të diellit mbi ujë, aktivistët e organizatës “Eko Mendje” pastruan vijën liqenore në qendër të Shirokës. Edhe pse në fund të sezonit turistik, ata vijuan punën e tyre për të vërtetuar se nuk po vepronin për t’u dukur mirë në sytë e të huajve, por për të dëshmuar nuk mbahet mend kush ndot, por kush pastron.

Edhe këngëtarja Anisa Smajlaj la për pak kohë angazhimet muzikore për t’iu bashkuar vullnetarëve duke dhënë edhe një mesazh sensibilizues për qytetarët. Kjo nuk është hera e parë që “Eko Mendje” merr të tilla nisma, të cilat duket se do të jenë të përhershme përderisa nuk është hera e fundit që papërgjegjshmëria kolektive qytetare prek pasuritë e qytetit.

Artikulli paraprakKANABIS, RAMA MBLEDH TASK FORCËN
Artikulli tjetërFSHF VENDOS PËRBALLË VLLAZNIN ME TIRANËN