Task Forca kundër kultivimit të kanabisit në vend ka raportuar paraditen e kësaj të mërkure ka raportuar në Zyrën Operacionale të Situatës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Drejtuese e Task Forcës Antikanabis, Rovena Voda; drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama, e të tjerë. Shefi i qeverisë është shprehur mjaft entuziast në luftën që shteti i ka shpallur kultivimit të hashashit këtë vit. Rama nuk nguroi që të shpreh falënderime të veçanta për të gjitha strukturat e përfshira në këtë aksion.

Rezultatet që u publikuan sot janë një pasqyrë inkurajuese. Por kjo përqasje kërkon një shtrirje horizontale dhe vertikale shumë më Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse që të kalojnë në skaner çdo pasuri të paluajtshme çdo llogari bankare që nuk justifikojnë prejardhjen. Nëse zotëruesit nuk arrijnë të faktojnë burimin e pasurisë, do t’i konfiskohet.

“Çdo makinë luksoze që sfidon ligjin, duket të kalojë në skanerit e forcave policore. Çdo pasur e paluajtshëm që zotërohet në territore dhe që është e pajustifikuar, duhet të kalojë në skaner. Çdo biznes duhet të kalojë në skaner. Çdo llogari bankare e pajustifikueshme, të kalojë në skaner dhe zotëruesit duhet të justifikojnë pasurinë e tyre. Në të kundërt do t’iu konfiskohet”, përfundoi ai.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, MË PAK ANKIME SE NË 2013-ën
Artikulli tjetërSHIROKË, “NDOTET LIQENI PA KUFI”