Jeta për së gjalli ka problemet e veta për këdo. Por të mos prehesh i qetë edhe në banesën e fundit, është një nga absurditetet që po ndodh së fundmi në varrezat myslimane të Shirokës. 

Në këto varreza nuk ka më vende për të vdekurit e kësaj zone. Ky rrip i ngushtë toke është i vetmi dhe I fundit për t’u shfrytëzuar për varre në Shirokë. Në mungesë të sipërfaqes së tokës, zgjidhje e vetme ka mbetur ajo e hapjes së varreve të vjetra. Asnjë nuk flet përpara kamerës, por të pyetur jashtë saj, ata pranojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë për ta, për gjetjen e një hapësirë të lire. Banorët do të detyrohen të shfrytëzojnë varret e vjetra familjare për të varrosur aty të afërmit e tyre.Ky është territori për varreza, ndërkohë që për ta zgjeruar atë duhet një fond prej miliona lekësh për pronarët e tokës. Megjithatë këto varreza ndodhen rrëzë malit çka e bën të vështirë edhe hapjen e tyre, pasi në brendësi toka nxjerrë masive gurësh dhe shkëmbinj. Në shumë raste punëtorët janë detyruar që ti hapin varrezat me dinamit për të thyer gurët pasi toka është tepër e fortë. Përveç vuajtjes që kalojnë njerëzit kur i vdes një i afërm, tashmë banorët e Shirokës duhet të vuajnë edhe faktin se nuk kanë ku ta varrosin njeriun e tyre. Familjeve që u ndodh fatkeqësi përvec hidhërimit të humbjes të të dashurve, u shtohet edhe stresi i gjetjes së një vendit për banesën e fundit

Artikulli paraprakPLAZHI I VELIPOJËS, PUSHUESIT: TË KËNAQUR ME SHËRBIMIN
Artikulli tjetërRRUGA SHKODER – VELIPOJË PA ASNJË STANDART SIGURIE