Rruga e Velipojës në sezonin e verës kthehet në akset më të frikshme në qarkun e Shkodrës sa I përket aksidenteve rrugore .

Pasditen e së shtunes një cift bashkëshortësh ndërsa po udhëtonin me motorcikletë u përplasën nga një automjet dhe u derguan në spital me dëmtime serioze. Një tjetër aksident i rëndë ishte edhe ai në muajin Prill kur një vajzë 10-vjecare u përplas për vdekje nga një automjet teksa po shkonte në shkollë. Banorët kërkojnë që shteti të marrë masa, si për zgjerimin e rrugës ashtu edhe në pajisjen me sinjalistikë. Rruga e Shkodër-Velipojë nuk ka asnjë standart sigurie, sinjalistikë të rregullt dhe ndriçim gjatë natës duke përbërë në këtë mënyrë rrezik për aksidente.

Artikulli paraprakSHIROKË, NUK KA MË VENDE NË VARREZA
Artikulli tjetërSTINA E VERËS, RRITEN RASTET E VIROZAVE DHE PACIENTËVE NË KOPLIK