Mbeturinat inerte, shkurret të cilat kanë mbirë nga mungesa e mirëmbajtjes kanë ndikuar në degradimin e këtij plazhi mjaft të frekuentuar krahasuar me 5 vjet më parë. I projektuar për t’I shërbyer turistëve të huaj por edhe pushuesve vendas, plazhi publik I Shirokës nuk përmbush asnjë kusht për të qenë I tillë.

Ajo çfarë bie në sy është edhe privatizimi që I është bërë këtyre kabinave të plazhit. Njëra prej tyre, në gjendje më të mirë se tjerat është e kyqur ndërsa në brendësi të saj ka sasi të konsiderueshme zhavori.

Ky plazh duhet të gjallonte nga numri I lartë I pushuesve vendas e të huaj të cilët kalojnë pushimet por edhe shijojnë bukuritë natyrore të Shirokës. Por situata që të paraqitet të lë të kuptosh që vetëm mbeturinat e depozituara dhe bimësia janë të lidhura ngushtë me këtë plazh. Degradimi I plazhit publik në Shirokë nuk I ka rënë në sy institucioneve përgjegjëse, të cilët mund ta shfrytëzonin shumë mirë këtë zonë si atraksion turistik.

Artikulli paraprakSHKODER, SEKUESTROHEN 60 KG KANABIS, ARRESTOHET 1 SHTETAS
Artikulli tjetërPËRFUNDOJNË PUNIMET NË RRUGËN “LORO NODAJ” NË GURIN E ZI