Pika turistike e Shirokes ka filluar te ndjeje aromen e pranveres.

Dita e hene ishte e karakterizar nga nje numer i madh qytetaresh te cilet kishin zgjedhur aromen e fresket dhe diellin i cili nuk i kurseu rrezet e tij per asnje moment.Ajo qe binte ne sy ishte ishte prania e konsiderueshme e dhjetra qytetareve nga Tirana.Per mikrofonin e Star Plus disa prej tyre shprehen se nuk eshte hera e pare qe zgjedhin te kalojne nje dite pushimi ne Shiroke. Pika turistike e Shirokës mund te jete pa asnje medyshje një nga vendet me terhqese per te shijuar qetesine qe te ofron aroma e liqenit. Nga ana tjeter pjesa më e madhe e frekuentuesve vendas ashtu sic eshte tradite kishin zgjedhur te vinin me biçikleta.Afersia gjeografike me qytetin apo edhe investimet e vitit te kaluar ne infrastrukture i kane dhene nje fytyre tjeter zones, ç’ka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht dhe pa shpenzime ekonomike dhe c’eshte me e vecanta, ne vetem pak minuta.

Artikulli paraprakBASHKIA MALËSI E MADHE, NISIN INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË NJË TV SERB, REPORTAZH PËR LUFTËN E KOSOVËS