Përmbytjet e ndodhura në Tiranë dy ditë më parë, kanë prekur edhe Bibliotekën Kombëtare, e cila rezulton të jetë dëmtuar nga shiu.

Biblioteka Kombëtare njoftoi sot shpalljen e emergjencës së këtij instituticioni pas dëmtimeve nga përmbytjet e 23 qershorit në kryeqytet.

Sipas punonjësve të Bibliotekës Kombëtare bëhet me dije se është shpallur gjenjda e emergjencës dhe do të qëndroj e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip.

Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre.
Nga ana tjetër po vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur.

Artikulli paraprakVLLAZNIA TAEWONDO NËNKAMPIONE ME PARA TË RINJTË
Artikulli tjetërVETËPLAGOSET ME ARMË GJAHU 55-VJEÇARI