Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi këtë të premte me 10 vota pro Mirela Bogdanin si kryetaren e re të KLP-së.

Mirela Bogdani ishte kandidatja e vetme për të marrin drejtimin e këtij institucioni të drejtësisë. Teksa prezantoi platformën para anëtarëve të KLP-së, Bogdani tregoi ambicien për të rritur kapacitetet logjistike, për të reformuar sistemin gjyqësor dhe rritur bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

Më 27 maj, Këshilli i Lartë Prokurorisë miratoi me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës. Ai nuk mund të qëndrojë në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA, për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite.

Ballës i kishte përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijonte të qëndronte në detyrë deri në momentin që do të zgjidheshin anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.

Kolegji i Pavarur i Apelimit shpalli se Balla ishte dorëhequr me dëshirën e tij nga kontrolli i 3-fishtë i Vettingut ndryshe nga pretendimi i tij që këmbëngul se nuk kishte statusin e magjistratit përderisa e kishin shkarkuar nga detyra si ndihmës ligjor në gjykatën e lartë dhe më pas në KLP mori një mandate si anëtar i shoqërisë civile.

Çështja e kryetarit të KLP u mbyll në shkallën e parë të vettingut pa një vendim përfundimtar , dhe për këtë arsye komisioneri publik apeloi në KPA.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Ina Rama Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo e shfuqizoi shkallën e parë dhe vendosi të ndërpresë vettingun për Ballën, një vendim marrje që do të thotë largim për 15 vjet dhe që më herët mbas dorëheqjes nga procesi është aplikuar edhe ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Artikulli paraprakU NDJE KEQ NË BURGUN E REÇIT, 45-VJEÇARI NGA LEZHA HUMB JETËN. U ARRESTUA 2 MUAJ MË PARË PËR…
Artikulli tjetërVDEKJA E TË BURGOSURIT NË BURGUN E REÇIT, REAGON MINISTRIA E DREJTËSISË: NGJARJA NËN HETIM, I SHPREHIM NGUSHËLLIME FAMILJES