Asambleja e jashtezakonshme e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ka shkarkuar nga posti I kryetares Voltana Ademin. Në vend të saj është zgjedhur kreu i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu. Pas emërimit kryetari Ndreu deklaroi për mediat sevendimi e Gjykatës Kushtetuese është i pavend në Shoqatë ndërsa tha se askush nuk mund të privatizojë postin e kryetarit.

Ndërkohë, më herët përmes një shkrese zyrtare drejtuar ambasadorëve të Shqipërisë ka reaguar edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila thotë se pas shkarkimit të saj fshihen interesa të Partisë Socialiste dhe personave të tjerë të paautorizuar. Ja çfarë shkruhet në letër:

“Ndamë me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH. Dyshimet tona tashmë u vërtetuan nga një email i komunikuar, tekstin e të cilit po e dërgojmë të plotë bashkangjitur.

Shqyrtimi dhe Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën.

Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

SHBSH konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi të madhe. SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.” – përfundon letra e kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, SHEMBET QENDRA KULTURORE “GJIN SHKOZA”
Artikulli tjetërU SHKARKUA NGA POSTI I KRYETARES SE SHOQATES SE BASHKIVE, REAGON VOLTANA ADEMI