Një lëvizje e papritur e këshilltarëve të partive të vogla të majta dhe të djathta solli shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak të Lezhës Gjokë Noka,përfaqësues i Partise Socialiste.

Mbledhja e thirrur nga 1/3 e këshilltarëve dhe e drejtuar nga nënkryetari i këshillit Zef Doçi përfasues i PDIU-se,përmes mocionit hodhën në votim propozimin për largimin e zotit Ndoka,ku votuan 22 këshilltarë. Më pas me votim u zgjodh kreu i ri i këshillit Kristjan Gjidoda i cili vjen nga radhët e Partise Socialiste të Moderuar.

Pasi mori votëbesimin e këshilltarëve të pranishëm,kryetari i ri Gjidoda bëri betimin Kreu i shkarkuar Gjokë Noka e cilësoi mbledhjen celulë të kundraligjshme nga një grup që kërkon të marrë peng bashkinë e braktisë pronat e qytetarëve.

“Janë bashkuar për të grabitur bashkinë. Të gjithë e dinë se janë hajdutë” tha Noka Këshilli bashkiak i Lezhës prej 41 këshilltarësh ku pjesën më të madhe e përbëjnë partitë e vogla ka shkarkuar dhe një nga dy nënkryetarët dhe sekretarin e këshillit që vijnë nga LSI dhe u zëvendësuan nga Getina Sulaj dhe Eraldo Dedaj të cilët janë përfaqësues të PDIU-së

Artikulli paraprakTË REJA NGA KOPLIKU, A ËSHTË KJO PAMJA QË PRISNIM PREJ KOHËSH?!
Artikulli tjetërSKANDAL NË SHKODËR, “PO NA VRASIN ÇDO DITË NGA PAK”