“Rosa dei Venti” – Shkatërrohet banda italo-shqiptare, kapen 20 mln euro marijuanë

Policia financiare e qytetit të Katanias në rajonin e Siçilisë ka shkatërruar gjatë orëve të fundit një bandë italo-shqiptare me aktivitet kriminal në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike e trafikimin e armëve. Hetimet e operacionit të policisë italiane i koduar “Rosa dei Venti”, të nisura në maj të 2015 kanë zbuluar e sekuestruar trafikimin e mbi 3500 kg marijuanë nga brigjet shqiptare drejt Italisë me një vlerë përfitimi mbi 20 milionë euro. Kjo bandë kriminale kontrollonte tregun e shitjes së drogës në Katania, në Raguza e Sirakuza. Operaioni i sotëm ka çuar në lëshimin e urdhër arrestit me burg për 11 persona. 7 prej anëtarëve të kësaj bande 4 shtetas italianë e 3 shqiptarë janë arrestuar. 4 të tjerët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shqiptarët e arrestuar janë Maridian Sulaj, Moisi Habilaj dhe Fatmir Minaj. Italianët e arestuar janë Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe Antonino Riela. Gjatë operacionit të policisë italiane janë sekuestruar dhe armë të tipit kallashnikov e municone si dhe 20 mijë euro.

Artikulli paraprakMAKINA E POLICISË PËRPLASET ME BENZ-IN LUKSOZ
Artikulli tjetërSOLLËN KOKAINË NGA KOLUMBIA, PRANGA PËR NJË GREK E TRE SHQIPTARË