Ne sajë të operacionit policor, i cili kishte për qëllim çmontimin e veprimtarisë së paligjshme të grupit kriminal të angazhuar në import, trafikim të armëve dhe municioneve, u vunë në pranga 16 persona.

Mediat greke raportojnë se 11 prej të ndaluarve janë grekë dhe 5 të huaj, ndërsa ata akuzohen për pjesëmarrje në një grup kriminal aktiv. Sipas hetimeve, autorët kishin importuar nga Shqipëria armë lufte dhe municioni, ndërsa grupi përbëhej nga dy “bërthama”.

Sipas ELAS, ishte grupi shqiptar, i përbërë nga anëtarë që duke vepruar në nëngrupe të veçanta, ishin përgjegjës për grumbullimin e numrit të kërkuar të municioneve dhe grupi i Kretës. Armët dhe municionet transportoheshin me një kamion, që drejtohej nga 59-vjeçar dhe një pasagjer 54-vjeçar.

Mendohet se armët mund të kenë dalë nga mali, duke përdorur kullotat në pronësi të pasagjerit. Hetimi policor tregoi se nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, ky grup kriminal kishte kryer katër importe të një numri municionesh të pacaktuar nga Shqipëria.

Katër prej personave u arrestuan në Kretë dhe dy të tjerë në pjesën tjetër të Greqisë pasi policia zbuloi një ngarkesë të paligjshme në një kamion të ndaluar nga autoritetet.Ngarkesa përmbante 4 kallashnikov dhe më shumë se 100 mijë fishekë.

Artikulli paraprakE MITURA HUMB JETËN NË AKSIDENT
Artikulli tjetërSHKODËR, KONVIKTI ME KUSHTE TË MIRA, GATI PËR NXËNËSIT