Godina e konviktit të shkollës së muzikës në qytetin e Shkodrës është pothuajse gati për të mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor 2019-2020.

Këtë vit janë bërë rikonstruksione në ambjentet e këtij konvikti ku është ndërhyrë në fasada, në tualete dhe lyerjen e të gjitha ambjenteve. Çdo dhomë është e pajisur me nga 4 dhoma secila, dhe cdo ambjent është i pajisur me sistem ngrohës përmes kaldajave.

Një tjetër risi është pajisja me kamera sigurie në të gjitha katet e godinës duke rritur kështu parametrat e sigurisë për gjithësecilin nxënës. Drejtori konvikteve pranë bashkisë Shkodër Ervin Gjini shprehet se deri në këto momente janë regjistruar rreth 100 nxënës në konviktin e shkollës së muzikës.

Gjini ka edhe një thirrje për cdo nxënës që të paraqitet pranë ambjenteve të konvitit për tu regjistruar pasi sipas tij në rast se ka shtim të nxënësve janë kapacitetet për ti mirëpritur.

Bashkia e Shkodrës bën të mundur strehimin e nxënësve nga qytete të ndryshme, të cilët zgjedhin shkollat profesionale të shkodrës për tu shkolluar në të cilën më parë strehoheshin nxënësit e shkollës së muzikës, këtë vit do të strehohen të gjithë ata të sistemit parauniversitar

Artikulli paraprakSHKATËRROHET GRUPI KRIMINAL, IMPORTONTE ARMË NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërSHKODËR, FASADAT RREZIKOJNË JETËN E QYTETARËVE