Shkaterron pronen e fqinjit i djeg 6 dynymë bar dhe pemishten

Gjashtë dynymë me tërshër dhe 30 pemë frutore i janë djegur një banori të Libofshës në Fier, 66-vjeçarit M.L. Policia ka zbuluar se zjarrin e ka vënë një banor i fshatit fqinj, Metaj, Bilbili. Dje, Policia e Fierit i ka vënë prangat Bilbil Zaimit, 47 vjeçarit nga Metaj që ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet se “në datën 23.07.2017, ka djegur 6 dynym barë tërshëre dhe 30 rrënjë pemë frutore të shtetasit M.L, 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë.” Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrim i pronës më zjarr”

Artikulli paraprakRRËZOHET HELIKOPTERI I USHTRISË GJERMANE, DY TË VDEKUR
Artikulli tjetërFURTUNË NË BASHKINË E TIRANËS VELIAJ SHKARKON 3 DREJTORË TË LSI