Një shtetas ka humbur jetën si shkak i një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë. Bujar Buhaj, 40 vjeç banues në Velipojë ndërroi jetë pasi u përplasë nga një mjet që po kalonte në rrugën kryesore. Sipas policisë vendore të Shkodrës ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:50.

Pas njoftimit të marrë për aksidentin e ndodhur në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës por ka qenë e pamundur për të shpëtuar 40 vjeçarin Bujar Buhaj. Si shkak i plagëve të rënda ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

40 vjeçari që humbi jetën ka qenë duke ecur në këmbë pak pa u futur tek zona e plazhit. Duke ecur në aksin kryesor një mjet tip Benz me targë SH 5623 E, ngjyrë e kuqe ka përplasur shtetasin Bujar Buhaj i cili humbi jetën në mënyrë të menjëhershme.

Pas këtij aksidenti të ndodhur në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë. Grupi i ekspertizës po bën hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.

Sipas burimeve trupi i viktimës ka qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e ngjarjes derisa më pas është transportuar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës për t’i bërë ekspertizën pas aksidentit që i mori jetën. Këto aksidente me pasojë vdekjen në Shkodër vazhdojnë që të mbeten problematike.

Pak ditë më parë humbën jetën në aksin Shkodër-Koplik vjehrra dhe nusja e saj dhe menjëherë po në atë aks humbi jetën një 26 vjeçar si shkak i aksidentit për të ardhur tek përplasja e mbrëmshme e këmbësorit Bujar Buhaj por edhe aksidente të tjera me të plagosur rëndë.

Pavarësisht masave të shtuara të policisë vendore të Shkodrës në akset më problematike, pakujdesia dhe mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor vijojnë të prodhojnë këto aksidente të rënda me viktima dhe të plagosur rëndë.

Artikulli paraprakLEZHË, MARSHIM NË DITËN BOTËRORE TË UJIT
Artikulli tjetërVRASJA E NARD POLISË, DËSHMITARI THIRRI: E VRAU, E VRAU