Këtë të hënë në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër është zhvilluar Kampionati i Shahut. Ky aktivitet, edhe këtë vit ka përfshirë 32 shkollat 9 vjeçare në qarkun Shkodër,

ku secila shkollë përfaqësohet nga 3 kategori. Agim Trashani, përgjegjës i Sportit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve thotë se këtë vit ka një rritje të numrit të shkollave pjesëmarrëse në këtë kampionat.

Trashani shton se loja e shahut është bërë shumë e dashur për fëmijët.

Ky aktivitet shtrihet gjatë tre ditëve, ndërkohë që ditën e enjte fillon kampionati i Ping-Pongut sërish më nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qarkut Shkodër.

Artikulli paraprakADEMI INSPEKTON PUNIMET OBLIKË- VELINAJ- ALIMETAJ
Artikulli tjetërBASHA: DO DJEGIM MANDATET, DISA DEPUTET TË LSI KUNDËR