Rreth 1 mijë nxënës të shkollave të qytetit të Shkodrës janë angazhuar në performancën “Guinness Cup Song Albania”.

Ky event që do të bëjë bashkë nxënësit e talentuar nga të gjitha shkollat e qytetit është një duet mes tokës dhe duarve të nxënësve në emër të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës. Prej një muaji, nxënës të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Shkodrës janë organizuar në prova të shumta për krijimin e muzikës ritmike përmes gotave. Gjatë së shtunës, eventi do të zhvillohet njëkohësisht edhe në sheshet kryesore të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës dhe Elbasanit. “Cup Song” është një nismë përmes së cilës njerëz të moshave të ndryshme mësojnë një hit të njohur, përmes 4 apo 5 përsëritjeve duke përdorur kupa plastike për të mbajtur ritmin.

Artikulli paraprak4 NXËNËS TË “P.JAKOVËS” FITUES TË KONKURSIT INTERNACIONAL
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E TURBEKULOZIT, SHKODRA 40 RASTE NË VIT