Perhapja e sumndjes se turbekulozit ne Qarkun e Shkodres paraqitet mjaft shqetesuese pasi vetem ne nje vit rreth 40 persona preken nga kjo semundje.

Nje fakt I tille behet I ditur nga shefja e Repartit te Pneumonise, Nadire Suma, ne kuader te Dites Boterore te Tuberkulozit. Sipas shefes Suma perhapja e kesaj semundje paraqitet alarmante tek moshat e reja ku ku ka pasur edhe raste te humbjes se jetes. Nderkohe per te gjitha medikamentet dhe sherbimi mjeksor ofrohet falas per te semuret me turbekuloz. Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse, që zakonisht prek mushkëritë. Por nganjëherë mund të prekë dhe organe të tjera, si trurin, veshkat, kolonën vertebrale apo dhe organe të tjera. Mikrobi i tuberkulozit përhapet nga njeriu i sëmurë me anë të ajrit, kur ai kollitet, teshtin apo edhe qesh.

Artikulli paraprakSHKODËR, 1000 FËMIJË NË “CUP SONG ALBANIA”
Artikulli tjetërDEPOZITIMI I MBETJEVE NË LANDFILLIN E BUSHATIT