Në zyrën e gjendjes civile në Shkodër janë krijuar rradhë të gjata pritjeje për të rinovuar kartat e identitetit që skadojnë në fund të muajit. Qytetarët shkodranë tregojnë se u duhet të presin deri në 3 orë për të bërë aplikimin për rinovim.

Ndërkohë, ato kërkojnë që në këtë periudhë të ngarkuar të vitit ku shtohen sportele të reja.

Kjo nuk është hera e parë që në zyrën e gjendjes civile krijohen radhë të gjata nga qytetarët të cilët duan të marrin shërbimet që ofrohen në këtë zyrë. Vlefshmëria e kartave të identitetit ëshët shtyrë disa herë gjatë këtij viti për shkak të rradhëve të gjata të krijuara nga qytetarët për të bërë rinovimin e mjeteve të tyre të identifikimit.

Artikulli paraprak“NËSE NDIQEM PENALISHT, BLLOKOHET FUNKSIONIMI I KED” PRESIDENCA REAGON SËRISH NDAJ DVORANIT
Artikulli tjetërSIGURIMI I DETYRUESHËM I BANESAVE, FLASIN QYTETARËT