Qytetarët shkodranë e kanë përkrahur nismën e qeverisë për sigurimin e detyrueshëm të banesave, si një siguri më e madhe në raste katastrofash natyrore. Ato shprehen se, si në të gjithë botën ky është një veprim ligjor i cili duhet të zbatohet nga të gjithë.

Ndërkohë, ka edhe nga ato të cilët e quajnë si të vonuar këtë vendim.

Në mbledhjen e fundit Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ishte kryeministri Edi Rama që u shpreh se sigurim i banesave sipas tij duhet të bëhet i detyrueshëm. Sipas Ramës, qytetarëve duhet tu bëhet e ditur se Qeveria nuk do të rimbursojë më dëme të tilla dhe se të gjitha banesat duhet të sigurohen.

Artikulli paraprakSHKODËR, 3 ORË PRITJE PËR TË RINOVUAR KARTËN E IDENTITETIT
Artikulli tjetërSHKODRA “BLINDOHET” ME KAMERA SIGURIE