Vijon të mbetet I ulët numri I personave ditorë të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vetëm 6 raste të reja, prej të cilave 5 në bashkinë Shkodër dhe 1 rast u konfirmua në bashkinë Vau Dejës.

Të infektuar aktivë në pesë bashkitë e qarkut janë 80 pacientë. Të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës janë 2 pacientë të infektuar me koronavirus. Të shtruar në reanimacion janë 2 pacientë, një situatë kjo e pandryshuar prej më shumë se katër ditësh. Pavarësisht situatës në dukje pozitive, nuk ndalet testimi i të gjithë qytetarëve të cilët shfaqin shenja të infektimit me koronavirus.

Deri më tani janë kryer 39 mijë vaksinime në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës. Pa u ndalur vijon edhe monitorimi I institucioneve shtetërore dhe biznesve te cilat janë cdo ditë në shërbim të qytetarëve. Shkodra renditet qarku i dytë në të gjithë vendin për nga numri i lartë i rasteve aktive.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që te tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollin anti-COVID edhe gjatë kësaj periudhe ku ka rënë ndjeshëm numri i infektimeve. Gjithashtu këshillohet që për cdo simptomë qytetarët të konsultohen me mjekun e familjes.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË PD, AGRON SHEHAJ KANDIDON PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE: DUHEN VIZION DHE DREJTIM I RI
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E KATËRTA NË BOTË PËR VDEKJET REALE NGA COVID