Kufiri i zonave të mbrojtura në Shqipëri mund të rishikohet sërish dhe disa pjesë që deri tani janë mbrojtur tashmë mund të dalin nga kjo hartë për shkak të ndërtimeve që janë bërë. Një gjë të tillë e pohon Sulejman Xhepa, shefi i departamentit pranë administratës së zonave të mbrojtura të Shqipërisë. Nuk është çudi nëse edhe pjesë të bregdetit të Velipojës të vendoset që të mos mbrohen më për shkak të ndërtimeve por Velipoja nuk është e vetmja që rrezikon në qarkun Shkodër dhe rang kombëtar

Xhepa thotë se në zonat e mbrojtura në të gjithë Shqipërinë nuk do të ketë hidrocentrale që mund të ndërtohen dhe kjo çështje i përket së shkuarës

Liqeni i Shkodrës është ndër zonat e mbrojtura që ka vlera ndërkombetare për shkak edhe të specieve të rralla që jetojnë në të, tregon Xhepa

Shefi i departamentit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë Sulejman Xhepa mori pjesë në Velipojë në takimin e zhvilluar për ditën e bregdetit të Mesdheut.

Artikulli paraprakVELIPOJË, PREFEKTI MILLJA APEL PËR RUAJTJEN E MJEDISIT
Artikulli tjetërEKSPOZITA “SHKODRA, FAMILJA, KULTURA, HISTORIA IME”