Mjedisi në qarkun Shkodër duhet ruajtur dhe mbrojtur edhe më shumë. Kështu deklaroi prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja gjatë një takimi të zhvilluar në Velipojë për Ditën e Bregdetit Mesdhetar i organizuar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura. Në fakt problemet mjedisore në Shkodër janë të konsiderueshme ndaj prefekti Millja i ka bërë një apel institucioneve për marrjen e masave por edhe qytetarëve

Drejtori i administratës të zonave të mbrojtura në Shkodër Agim Dardha në fjalën e tij vlerësoi resurset natyrore në zonat e mbrojtura

Dita e Bregdetit Mesdhetar synon që të rrisë ndërgjegjësimin tek qytetarët dhe institucionet për rëndësinë e mjedisit në përgjithësi dhe veçanërisht zonave bregdetare. Ndryshimi i klimës po kërcënon ashpër bregdetin e Mesdheut dhe sipas ekspertëve niveli i

detit po rritet dhe uji po ngrohet pa harruar ndryshimin e modeleve të stuhisë që ndikojnë në më shumë se një të tretëbn e popullsisë së rajonit ku bën pjesë edhe bregdeti shqiptar, një pjesë e konsiderueshme është plazhi i Velipojës. Në këtë ditë nuk munguan edhe aktivitetet promovuese dhe një koncert artistik.

Artikulli paraprakSHKODER, KERCENON ME ARME BASHKESHORTEN, ARRESTOHET 29-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKODËR, ADZM: RISHIKIM HARTËS TË ZONAVE TË MBROJTURA