“Arrest shtëpie” ka vendosur gjykata e shkallës së parë për ish deputetin e PD Bardh Spahia i cili u ndalua nga policia në Tiranë për protestën e zhvilluar tek KZAZ 3 në Shkodër. Simpatizantë të PD dhe policia nga ana tjetër rrethuan gjykatën e Shkodrës por nuk pati incidente.

Gjykata dha masën e sigurisë edhe për 5ë të ndaluarit e tjerë. Për dy policët bashkiak Gentian Bytyçi dhe Alfred Nikolli u dha masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë ndërsa Adi Garuci dhe Aleks Ndoj u lanë në “arrest shtëpie” dhe 17 vjeçari Orlando Thepi u lirua me masën “detyrim paraqitje”. Në sallën e gjyqit ish deputeti Spahia tha se ka shkuar tek KZAZ 3 vetëm për të qetësuar situatën dhe asgjë tjetër.

Po bëj një parantezë se jemi përballë një përplasje të fortë politike dhe sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik në Bashkinë e Shkodrës nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar. Morëm informacion se kishte tension, u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Materialet ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike“.

Pas vendimit për ish deputetin Spahia dhe të ndaluarit e tjerë koordinatori i PD për Shkodrën Flamur Noka nuk ishte dakord duke kërkuar lirimin ish deputetit dhe të tjerëve

Në një linjë është edhe kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli i cili kërkoi lirimin e plotë të ish deputetit Bardh Spahia.

Seanca gjyqësore zgjati për disa orë ndërsa pas këtyre vendimeve opozita do të kërkojë lirimin e Bardh Spahisë. Të pranishëm në Shkodër ishin edhe ish deputet të tjerë të PD të cilët ndoqën nga afër gjithë procesin.

Artikulli paraprakSHKODËR, PASOJAT E PROTESTËS
Artikulli tjetërISH DEPUTETËT: TEK QELIA TË VEND TË SPAHISË DO SHKOJË RAMA