Lëndët kimike dhe gazi lotsjellës që policia e shtetit hodhi ndaj protestuesve të opozitës në Shkdoër tre ditë më parë shkaktoi jo pak të lënduar të cilët janë dërguar me pasoja të rënda shëndetësore në spital . Mes tyre ka qënë edhe Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Albert Tuka i cili sic shikohet në këto pamje ishte në krye të protestës ngjitur me kordonin e policisë.

Ai tregon momentin kur është konfliktuar verbalisht me policët derisa ka rënë përtokë e më pas është përmendur disa orë më vonë në spital
Hedhja e kësaj lënde kimike aq më tepër nga një distancë jo më shumë se 30 cm i ka lënë pasoja shëndetësore Tukës i cili thotë se trajtohet me mjekim për shkak se ka probleme në shikim dhe lodhje fizike

Tuka shprehet se nuk do të ndalet të marrë pjesë në protesta kundër qeverisë pa marrë parasysh aspak se cfarë mund të ndodhë në protestat e ardhshme

Gazi i hedhur nga forcat policorenë shkodër ka helmuar rëndë edhe një foshnje 1 muajsh familja e së cilës banon në afërsi të pedonales ku u zhvillua përleshja mes protestuesve dhe policisë

Artikulli paraprak“COLOSSEO” DHE “PIAZZA PARK”, ÇDO USHQIM KONTROLLOHET
Artikulli tjetërSHKODËR, “ARREST SHTËPIE” PËR ISH DEPUTETIN BARDH SPAHIA