19 gushti është dita kur është vendosur edhe zyrtarisht për konstituimin e këshillit bashkiak të Shkodrës. Prefekti i Qarkut Shkodër ka thirrur mbledhjen e këshillit, kjo pas ii ka kaluar afati që këtë thirrje ta bënte sekretari aktual i këshillit Suel Hadri. Sipas burimeve kjo mbledhje e parë e konstituimin do të drejtohet nga Prefekti Çesk Millja. Në

një kohë kur Valdrin Pjetri dha dorëheqjen si kryetar i bashkisë Shkodër ende pa u bërë konstituimi Partia Socialiste e Shkodrës ka zhvilluar një mbledhje në selinë e saj pasditen e 16 gushtit, 3 ditë përpara konstituimit. Mbledhja është drejtuar nga kryetari i PS Edmond Emini duke qenë se kanë munguar deputetët socialist. Sipas burimeve kjo mbledhje nuk ka shkuar edhe aq qetë sepse ka patur disa diskutime. Fillimisht ende nuk është diskutuar ose

gjetur konsensusi se kush do të jetë kryetari i këshillit bashkiak, nënkryetari dhe se kush do të jenë anëtarët që do të propozohen për këshill edhe pse jemi vetë tre ditë përpara konstituimit. Para ditës së hëne të 19 gushtit mund të ketë një tjetër mbledhje për të arritur tek këto propozime ndërsa janë disa emra për të cilët po lobohet. Në mbledhjen e

PS Gëzim Galiqi që do jetë sërish anëtar këshilli është shprehur duke thënë që PS Shkodër duhet të bëjë një rezolutë ose memo që kandidati për kryetar bashkia të vijë nga baza e PS, pra nga poshtë lart dhe se s’kemi më nevojë për kandidatura që i sjell direkt qendra siç ka ndodhur deri më tani. Këshilltarja tjetër Tereze Brigja është shprehur duke thënë se

Valdrin Pjetri është dashur që të vijë në mbledhje tek selia dhe të sqarojë më detajuar arsyet e dorëheqjes së tij. Në përgjigjen e dhënë për këtë çështje gjatë është thënë se Valdrin Pjetri me gjestin e tij tregoi kulturën e dorëheqjes që shpesh mungon në politikën shqiptare dhe se është dorëhequr për të sqaruar çështjen e 17 viteve më parë në Itali për të cilën opozita e akuzoi pandërprerje. Një diskutim ka bërë edhe anëtari i ardhshëm i

këshillit bashkiak Hekuran Gjorreta i cili ka zbuluar një bisedë me kryetaren në detyrë të bashkisë Voltana Ademi. Gjorreta ka deklaruar se e kam ditur që përpara se konstituimin do e keni me 19 gusht sepse këtë ma ka treguar Voltana Ademi. Në mbledhje një shpjegim më të qartë se çfarë do të ndodh ka kërkuar edhe anëtari Luan Heta cili është shprehur se 40 anëtar që do të ketë PS në këshillin bashkiak sa i përket konsensusit dhe pjesëmarrjes

së tyre në mbledhjen e parë as që duhet të diskutohen dhe këtë e ka për detyrë partia që ta sigurojë. Në mbledhjen e rendit të ditës përveç zgjedhjes së kryetarit të këshillit, nënkryetarit dhe anëtarëve të këshillit të qarkut Shkodër është edhe vlefshmëria e kryetarit të bashkisë por në fakt nuk do të ketë një të tillë pas dorëheqjes së Valdrin

Pjetrit. Momentalisht janë tre variante që po diskutohen, i pari që kryetari i tanishëm t’i dorëzojë mandatin kryetarit të ardhshëm por kjo nuk ka si të ndodh se Pjetri është dorëhequr. E dyta që këshilli të zgjedh një nga nënkryetarët aktual të bashkisë pas mbarimit të mandatit të Ademit me 20 gusht dhe e treta që Ademi të qëndrojë në detyrë

derisa të bëhen zgjedhjet e parakoshme për kryetar bashkie. Mundësia që Ademi të qëndrojë shihet si zgjidhja më e mirë edhe nga të majtët. Sipas burimeve kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një prej bisedave është shprehur duke thënë që për të

qetësuar situatën është më mirë që deri në zgjedhjet e tjera vendore për Shkodrën në detyrë të qëndrojë Ademi. Edhe socialistët ndodhen në një lloj kolapsi politik dhe nuk dihet se si të veprojnë ndërsa ende nuk kanë gati as propozimet edhe pse 19 gushti është shumë afër.

Artikulli paraprakBASHA: JA LISTA ME KRYEBASHKIAKE E DEPUTETE KRIMINELE
Artikulli tjetërHISTORIA, 10 VITE NE ERRESIRE DHE NE KUSHTE MJERANE