Këto janë rrënojat e kësaj banese të cilat tre vite më parë rrezikuan jetën e kësaj 77-vjecareje, teksa një pjesë e shtëpisë u shemb në momentin që e moshuara ndodhej brenda në dhomë.E moshuara Sabrije Semanaj me banim në lagjen “Mehaj” në bashkinë Malësi e Madhe jeton e vetmuar dhe me të ardhura të pakta për të jetuar.

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj shumë vite më parë jeta e saj u vështirësua edhe më shumë. Sabrija jeton prej 10 viteshnë errësirë.Amortizimi I rrjetit elektrik e ka detyruar atë që të jetojë pa energji elektrike nga pamundësia ekonomike për të kryer riparime në rrjetin elektrik të shtëpisë. E moshuara thotë se rrezikon jetën në banesën e vjetër që mund të shembet nga çasti në çast,

77-vjecarja teksa apelon për ndihmë ndaj cdokujt që e ka mundësine, thotë se dëshira e saj e vetme është që të shohë dritë në shtëpinë e saj dhe të ketë një ambjent të përshtatshëm se ku të fusë kokën

Për të nuk kujdeset askush, ajo jeton e vetme dhe pa asnjë përkrahje ndaj ajo ka një apel për të gjithë që ta ndihmojnë për ndërtimin e një dhome të vetme, sa për të kaluar ato pak vite që I kanë mbetur

Artikulli paraprakSHKODER, ANETARET E PS: MOS SILLNI ME KANDIDAT NGA LART
Artikulli tjetërSHKODER-HANI I HOTIT, INVESTIMI KOLOSAL “PUSHTOHET” NGA INERTET