Këshilli bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Një prej diskutimeve që u rihap është ajo e pagave të ulëta që kanë disa prej aktorëve të teatrit “Migjeni”.

Këshilltarët pretendojnë se mund të gjendet forma për të bërë një pagë më të madhe për artistët e Shkodrës por kryebashkiakja Ademi tha se niveli i pagave është i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

Në këtë mbledhje u miratuan 9 nga 10 pikat e rendit të ditës, ndihma ekonomike, invaliditetit, bursat për studentët e vitit të parë, ndihmë financiare për djegie banese, niveli i pagave në bashkinë Shkodër,

bordet në arsimin publik dhe privat të bashkisë, programi i transparencës si dhe ç’regjistrimi i pronave që s’janë më të bashkisë por që ekzistojnë në inventar.

E vetmja pikë që u shty me kërkesë të grupit të PD është ajo për disa ndryshime në taksat dhe tarifat vendore.

Artikulli paraprakHIPOTEKA, DREJTORI PJETRI: 9 SHËRBIME NË 48 ORË
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSHILLTARËT: SITUATA E BORËS S’U MENAXHUA