Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në “arrest me burg” 29-vjeçarin Artan Koçeku, i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e shokut të tij Angjelin Shkëmbi dy vjet më parë për një borxh prej 40 mijë eurosh.Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Në momentin e arrestimit në automjetin me të cilin udhëtonte Koçeku policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip “pistoletë”.

Në automjet së bashku me Koçekun ishte edhe shtetasi Rr. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” .Por Artan Koçeku ka qenë më parë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.Në shkurt të 2017-ës, Koçeku u akuzua se ishte një prej personave që vendosi eksploziv në automjetin e P. Vuksani, efektiv në Komisariatin e Policisë së Pukës.

Ngjarja kishte të bënte me punën e Vuksanit si punonjës policie.Pak javë përpara kësaj ngjarjeje, në datat 12 dhe 14 mars të të njëjtit vit, Artan Koçeku akuzohej se kishte kryer grabitjen e tetë pikave të ndryshme të karburantit, duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Po kështu, sipas policisë, së bashku me një person tjetër, ai ka vjedhur edhe dy automjete.I dënuar më parë për vjedhje, aktiviteti kriminal i Koçekut kishte për objektiv edhe dyqanet në Shkodër, ku akuzohej se kishte grabitur 12 të tilla.

Artikulli paraprakVUKATANË, KANALET KULLUESE E HUMBIN FUNKSIONIN!
Artikulli tjetërSHKODËR, INTERES TË LARTË PËR LIBRIN EDHE NË VERË