Kanalet kulluese në fshatin Vukatanë prej kohësh nuk janë pastruar duke bërë që ta humbasin funksionimin si të tillë. Gjatë gjithë gjatësisë së tij, kanali është mbuluar nga bimësia duke të lënë përshtypjen e një kënete.Përvec saj papastërtia, aroma e rëndë, plehrat shihen lehtësisht. Në këto kushte ky kanal i cili nis nga fshati Kuc e përfundon në fshatin Vukatanë e ka të pamundur që në gjendjen aktuale që ai ndodhet ta kryejë funksionin e tij.

Shqetësimin e kanë ngritur edhe banorët e zonës. Duke qëndruar i bllokuar ky kanal nuk e lejon rrjedhjen normale te ujit, ndersa hapja e tyre eshte diçka qe u mungon shumë zonave urbane.Ndaj është koha më e përshtatshme që institucionet përgjegjëse të nisin punimet ne këto kanalet kulluese të zonës së Shkodrës me qëllim shmangien e përmbytjeve me afrimin e stinës së dimrit.

Pastrimi i kanaleve kulluese është i domosdoshëm per ti paraprire cdo situate te veshtire me rikthimin e reshjeve te shiut.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TURQIA PËRKUJTON TENTATIVËN PËR GRUSHT SHTETI
Artikulli tjetërSHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR ARTAN KOÇEKUN