Dimri po afron dhe drurët për zjarr janë nevoja kryesore në shumë prej familjeve shkodrane. Pyjet është e ndaluar që të priten për shkak të moratoriumit që është ende në fuqi.

Ndalimi i prerjes së pyjeve thekson drejtorja e mjedisit pranë bashkisë Shkodër Aida Shllaku ka bërë që kjo bashki të mos ketë asnjë kontratë me subjekte private për prerjen e drurëve.

Nga ana tjetër për disa arsye nuk është bërë as procesi i damkosjes që edhe po të bëhet nuk mjafton për nevojat e popullatës në furnizimin me dru. E vetmja mundësi mbetet furnizimi me dru nga Mali i Zi.

 

Më tej drejtorja Shllaku tregon për ndërhyrjet që bashkia Shkodër ka ndërmarrë në sipërfaqet pyjore për mbrojtjen e tyre nga erozioni.

 

Ditët e fundit ka patur raste kur janë proceduar persona të cilët janë kapur duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Kontrollet do të vijojnë për të zbatuar moratoriumin që ndalon prerjen e pyjeve.

 

Artikulli paraprakTRONDITËSE, MISIONARËT: 4 MIJË TË VRARË NGA ‘GJYKATAT’
Artikulli tjetërLEZHË, KONKURSI I BOCETEVE TË GJERGJ SKËNDERBEUT