Qendra Aarhus ka prezantuar në këshillin bashkiak të Shkodrës një studim për efiçencën e energjisë elektrike në qytetin e Shkodrës.

Nga 303 ndërtesa të cilat janë bërë pjesë e këtij studimi koordinatorja e Aarhus Alminda Mema thotë se rezultatet tregojnë banesat dhe institucionet në Shkodër kanë probleme sa i përket efiçencës të energjisë.

Nga studimi i bërë rezulton se në Shkodër rreth 63% e familjeve kanë vështirësi në pagesën e faturës të energjisë elektrike.

Sipas studimit të AARHUS në vështirësi janë edhe institucionet arsimore të cilat nuk kanë termoizolim dhe kjo lidhet drejtpërdrejtë me shëndetin e fëmijëve.

Lidhur me efiçencën e energjisë elektrike, bashkia Shkodër ka bërë një investim në rrugën Gjovalin Gjadri dhe kursimi është i ndjeshëm.

Pas prezantimit të studimit të efiçencës së energjisë elektrike nga qendra AARHUS tashmë i mbetet bashkisë Shkodër dhe institucioneve të tjera që të marrin masa për përmirësimin e situatës përmes investimeve.

 

Artikulli paraprakBORDI I SHKOLLAVE DHE ARSIMI DEBAT KËSHILL
Artikulli tjetërREAL MADRID NË KRIZË