Rruga “Çlirimi” në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës është lënë në harresë të institucioneve prej kohësh. Në 20 vitet e fundit, në këtë zonë ka patur një rritje të madhe të densitetit të popullsitë, por pavarësisht ëksaj investimet janë në nivele minimale.

Ndërhyrjet e vetme në infrastrukturë janë të banorëve të zonës, të cilët kanë investuar bashkarisht. Para se të fillojë stina e reshjeve banorët kërkojnë që të investohet në rrugën kryesore të lagjes.

Nga ana tjetër, ata tregojnë se janë të gatshëm të investojnë në projektin që mund të ketë bashkia vetëm që rruga të jetë e përfunduar deri në fillim të dimrit.

Janë dhjetëra familje të cilat gjatë verës përballen me pluhurin, por gjatë dimrit, për të shkuar në shkollë u duhet të përballen me gropat me ujë dhe gurët që vendosin përkrah saj për të kaluar rrugën pa lagur këmbët

Artikulli paraprakTONIGHT – 22.09.2020
Artikulli tjetërPS SHKODËR, BEQAJ: SYNOJMË 5 DEPUTET PËR QARKUN