“Studio e Hapur” në “Star Plus Televizion” e ka nisur sezonin e ri me të ftuar Ilir Beqaj, drejtues politik i qarkut Shkodër për partinë socialiste por edhe deputet i PS dhe ish-ministër i shëndetësisë.

Beqaj përballë gazetarit Senad Nikshiqi deklaroi se PS Shkodër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 synon që të marrë 5 deputet nga katër që ka aktualisht, çka do të ishte një rezultat historik për socialistët.

Beqaj i pyetur për drejtorët rajonal, një pjesë e të cilëve janë jabanxhinj në Shkodër tha se nuk kanë rëndësi emrat por shërbimi ndaj qytetarëve ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për lëvizje të drejtorëve ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit është gjithnjë e më afër.

Ilir Beqaj, i rikthyer si drejtues politik i qarkut Shkodër shtroi edhe disa çështje të tjera lidhur me strukturimin e partisë socialiste të Shkodrës, kohën si ish ministër i shëndetësisë apo edhe për investimet e qeverisë shqiptare në qarkun e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT KËRKOJNË INVESTIME NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërPD, ULQINAKU: ILIR BEQAJ I GËNJEU SHKODRANËT