Rreth 100 banorëve në rrugën “At Zef Valentini” në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës u duhet të përballen çdo ditë me gropat e mbushura me ujë, për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.

Edhe pse gjatë viteve, insitucionet përgjegjëse kanë vënë në zbatim projekte për asfaltimin e të gjitha rrugëve në këtë lagje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në rrugën “At Zef Valentini” me gjatësi rreth 100 metër.

Mungesa e insfrastrukturës rrugore në rrugën “At Zef Valentini” vazhdon të jetë ndër problematikat më të mëdha

. Ndërkohë që, edhe pse taksapagues të rregullt, banorëve në këtë zonë u refuzohet shërbimi nga institucionet përgjegjëse.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT-MINISTRIT: TË HAPET RRUGA E THETHIT
Artikulli tjetërFERMERËT E KOSMAÇIT NË PRITJE TË DËMSHPËRBLIMEVE