Gjatë takimi për mbarëvajtjen e sezonit turistik ndër problematikat e shfaqura është edhe zona e Dukagjinit dhe konkretisht fshati turistik i Thethit.

Ëngjëll Radohina, një biznesmen i asaj zone foli për rrugën ende të bllokuar nga bora dhe mungesën e çertefikatave të pronësisë.

Ndër te tjera Gjon Dugilaj u shpreh për mundësinë e lidhjes të sezonit turistik duke përfshirë edhe Dukagjinin për ta lidhur me Velipojën përmes atraksioneve të ndryshme.

Ministri i turizmit Blendi Klosi tha se po shihet mundësia për hapjen e rrugës së Thethit nga bora por edhe gjetjen e mundësive lidhur me çertefikatat e pronësisë.

Deputeti Luan Harusha ishte kritik lidhur me fshatin turistik të Thethit duke qenë në krah të banorëve….

Artikulli paraprakPASTROHEN MBETURINAT NË “QAFË-HARDHI”
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT “PENG” I 100 METËR RRUGË