Procesi i votimit për kryetar të grupit të PD të rithemelimit është zhvilluar edhe në qarkun Shkodër. Në këtë mënyrë pas përfundimit të numërimit të votave ish kryeministri Sali Berisha mori në qarkun Shkodër 3295 vota kundrejt 311 votave që siguroi kandidati tjetër Ibsen Elezi ndërsa 24 vota u shpallën të pavlefshme. Në këtë mënyrë Berisha fitoi bindshëm ashtu si në të gjitha degët e tjera edhe në qarkun Shkodër. Procesi në 5 bashkitë që ka ky qark është shoqëruar pa probleme. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe procesi vijoi deri në orën 20:00.

Sa i përket secilës bashki, në bashkinë Shkodër Berisha mori 1500 vota ndërsa Ibsen Elezi 114 vota dhe 15 rezultuan të pavlefshme. Në bashkinë Malësi e Madhe ish kryeministri Berisha mori 593 vota ndërsa kandidati tjetër Elezi 45 vota dhe vetëm një votë u shpall e pavelfshme. Një dominimin Berisha bëri edhe në bashkinë Vau Dejës teksa për të votuan 726 anëtarë të PD dhe për Ibsen Elezin shkuan 95 vota dhe dy të pavlefshme. Në bashkinë Pukë Berishën e votuan 232 anëtarë dhe Elezin 49 ndërsa ka vota ishin të pavelfshme. Edhe në Fushë Arrës ish kryeministri fitoi bindshëm me 244 vota kundrejt vetëm 8 votave që mori Ibsen Elezi dhe dy të pavlefshme.

Në këtë proces i cili është i fundit brenda grupit të rithemelimit të PD që kulmoi me rikthimin e Berishës për herë të tretë në krye të PD pjesëmarrja në qarkun Shkodër nuk ishte aq e lartë kjo për faktin e thjeshtë se kjo fitore e Berishës ishte e pritshme. Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD nisi takimet e foltores me demokratët në gjithë vendin duke mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar.

Më pas u realizua procesi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki ku rithemelimi fitoi vetëm Shkodrën për të ardhur më pas tek votimi për kryetarët e degëve dhe ky votim i fundit që kulmon me rikthimin e Berishës në krye të PD. Ish kryeministri mori shumicën e demokratëve por ende kjo çështje është në gjykatë dhe pritet vendimi përfundimtar se kush do ta mbajë vulën e PD.

 

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK 2022 E GJEN SHKODRËN PA TERMINAL
Artikulli tjetërVIDEO/ “MIRËSEVINI NË TIRANË”, UEFA REKLAMON KRYEQYTETIN SHQIPTAR NË PRAG TË FINALES SË CONFERENCE LEAGUE