
Libra, revista apo gazeta të shtypura prej vitesh nga shtypshkronjat e ndryshme të qytetit të Shkodrës janë shfaqur për publikun përmes ekspozitës “Shtypshkrimi në Shkodër” e cila çeli dyert në mjediset e bibliotekës publike “Marin Barleti”.
Kjo ekspozitë sjell botimet e 18 shtypshkronjave më të rëndësishme që ka pasur ndër viti qyteti i Shkodrës si shtypshkronja e Jezuitëve, Françeskane, Cirka apo dhe shtypshkronjës Migjeni e cila daton që në shekullin e 17.
Gjon Serreqi përfaqësues i shtypshkronjës “Shkodra” shprehet se vite më parë janë hasur me shumë vështirësi pasi teknologjia në atë kohë nuk ka qënë aq e avancuar sa sot.
Ekspozita “Shtypshkrimi në Shkodër” u hap në kuadër të javës së Librit dhe do të qëndrojë e hapur dëri në fund të muajit prill.