Në sfidën e radhës Vllaznia do të përballet me ekipin e Partizanit ku të dy skuadrat do të luajnë për një vend në kupat e Europës. Në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme zëvëndës trajneri i Vllaznisë Auron Miloti është shprehur se kanë mbetur edhe shtatë finale dhe Partizani është një nga ato ndaj kuqeblut do të japin maksimumin për t’I mbyllur me sukses.

I pyetur për futbollistin Fallou Diagne, Miloti është shprehur se është një çështje e mbyllur dhe se i vjen keq për atë si futbollist, që nuk donte të luante për Vllazninë.

Aktualisht Vllaznia synon të rënditet në vendin e 4 që të arrijë të marrë pjesë në Konference League.

Ndeshja Vllaznia-Partizani do të luhet ditën e shtune me 23 prill në orën 16:45 stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ÇELET EKSPOZITA “SHTYPSHKRIMI NË SHKODËR”
Artikulli tjetër“ROLI I MEDIAS NË RAPORTIMIN E DHUNËS NDAJ FEMIJËVE”