Një grup të rinjsh prej 20 personash, azilantë të rikthyer nga Gjermania dhe shtete të tjera por edhe të rinj të tjerë kanë marrë pjesë në trajnimin e dytë të projektit “Shërbimet e Hotelerisë” i financuar nga qeveria gjermane dhe i zbatuar nga GIZ Albania.

I gjithë trajnimi është mundësuar në mjediset e hotel Colosseo, i kthyer tashmë edhe në një shkollë sa i përket shërbimeve të hotelerisë në shërbim të këtyre të rinjve duke ofruar edhe trajnuesit profesionistë.

Ekspertja e jashtme e këtij projekti Anila Gjinari vlerëson edhe këtë trajnim të dytë në fund të të cilit u shpërndanë edhe çertifikatat.

Të rinjtë që u bën pjesë e projektit “Shërbimet e Hotelerisë” të cilët kanë patur një eksperiencë të mëparshme janë të gatshëm për tregun e punës ndërsa edhe pjesa tjetër kanë marrë njohuritë e duhura shprehet ekspertja Gjinari.

Ekspertja Gjinari vlerëson bashkëpunim me hotel “Colosseo” në Shkodër.

Trajnuesit dhe kushtet e hotel “Colosseo” kanë qenë të përsosura tregon ekspertja.
Tashmë do të jetë edhe faza e tretë e cila sërish do të zhvillohet në hotel “Colosseo”. Pas përfundimit të këtij trajnimi katër javor dhe çertefikimit nga GIZ Albania këta të rinj kanë mundësi punësimi në hoteleri-turizëm duke kërkuar që të rinisin jetën edhe një herë në vendin e tyre pa patur nevojë të emigrojnë përsëri.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHKIA LARGON VLASH PJETRIN SI ADMINISTRATOR
Artikulli tjetërVLLAZNIA, DREJTORI DJARMATI: NA DUHEN EDHE DY LOJTARË