Vllaznia ka gjetur akordin me sulmuesin gjerman me origjinë kongoleze Christopher Mandiangu i cili pritet të hedhë firmën pasi ka mbërritur në Shkodër. Drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati shprehet se tashmë skuadrës i nevojiten edhe futbollistë të tjerë që mund të jenë një tjetër sulmues dhe një mbrojtës i majtë si alternativë për prapavijën dhe më pas merkatoja mund të quhet e mbyllur për kuqeblutë.

Ndërkohë mësohet se të shtunën më 29 gusht Vllaznia do të ketë ndeshjen e tretë miqësore teksa do të luaj në stadiumin “Loro Boriçi” me Erzenin e Shijakut pas dy miqësoreve të para me Teutën në Pukë dhe Kastriotin në Fushë Krujë. Nga ana tjetër në Federatën Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për sezonin e ri 2020-2021që nis në 12 shtator.

Ndeshjen e parë Vllaznia do ta ketë në shtëpi me Apoloninë e Fierit për të vijuar më pas me Skenderbeu-Vllaznia, në javën e tretë klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana, Teuta-Vllaznia, java e katër dhe e pestë shkodranët do kenë dy ndeshje radhazi brenda me Kukësin dhe më pas me Bylisin. Më tutje është Kastrioti-Vllaznia, Vllaznia-Partizani dhe mbyllet faza e parë në transfertë me ndeshjen Laçi-Vllaznia.

Artikulli paraprakSHKODËR, ÇERTIFIKOHEN TË RINJTË NË FUSHËN E HOTELERISË
Artikulli tjetërKUFIRI DETAR ME GREQINË, PD KRITIKA TË FORTA QEVERISË: NUK KA TRANSPARENCË!