Policia kontroll, shkodranja hedh paketat pa pullë në oborrin e fqinjes .U kapën me duhan të grirë dhe paketa cigaresh kontrabandë, arrestohen 2 persona një ndiqet në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Trokadero”, u arrestuan Ali Kopliku, 50 vjeç dhe Arben Lopçi, 52 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ndërsa A. L, 40 vjeç, banuese ne Shkoder, po ndiqet në gjendje të lirë. Në banesën e saj u gjetën 600 paketa cigare, të markës “Trokadero”, pa pullë të Ministrisë së Financave. Gruaja ka tentuar fshehjen e 300 paketave duke i hedhur ne oborrin e komshijes, me qëllim fshehjen e tyre. Gjatë kontrollit në banesën e Ali Koplikut, u gjetën dhe sekuestruan 11 pako duhan i grirë, me mbishkrimin “Sheldija”, si dhe 600 paketa të Markës “Trokadero”. Gjithashtu Arben u kap në flagrancë duke blerë 30 paketa cigare “Trokadero”, që ishin pa pullë të Ministrisë së Financave.

Artikulli paraprakARRESTOHET I AKUZUARI PER VRASJE E VJEDHJE
Artikulli tjetërLEZHË, ZJARR I MADH NË MASIVIN PYJOR