Një furgon është djegur në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kolaudimit të mjeteve. Në momentin e djegies brenda furgonit nuk ndodhej asnjë person pasi ishte i parkuar në anë të rrugës

Furgoni i djegur është në pronësi të shtetasit Pjerin Naçaj, 57 vjeç i cili bënte rrugën e Dukagjinit duke transportuar udhëtarë. Mjetin që u djeg pronari e ka lënë në një lavazh për ta larë dhe më pas furgoni është parkuar në anë të rrugës. Pronari i mjetit ka lëvizur për disa punë personale dhe pasi është kthyer në një kohë jo shumë të madhe e ka gjetur duke u djegur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset duke shuar flakët e zjarrit. Furgoni në brendësi është djegur pothuajse plotësisht ndërsa nga dyshimet e para mendohet se flakët kanë ardhur si shkak i një defekti teknik.

Pavarësisht kësaj grupi i ekspertizës i zjarrëfikësve po bën të gjitha veprimet e duhura për të zbardhur të plotë arsyet e djegies së furgonit me targë SH 78 77 D, tip benz ngjyrë e verdhë. Pas djegies së këtij mjeti pronari Pjetër Naçi ka shkuar në policinë vendore të Shkodrës duke dhënë të gjitha sqarimet e mundshme.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA DREJT TËRHEQJES NGA BALKAN LEAGUE
Artikulli tjetër“21 JANARËT”,BUSHATI: I PARI NA NDERON, I DYTI NA DHEMB, I TRETI NA TURPËRON