Vllaznia në basketboll për meshkuj mund të tërhiqet nga Balkan League për shkak të disa shkeljeve nga organizatorët e këtij kompeticioni. Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri tregon se momentalisht marrëdhënia me drejtuesin e Balkan League Shay Striks është e ngrirë ndërsa në adresë të bullgarit ka mbërritur edhe një shkresë nga Vllaznia

Çuditërisht Vllaznia tarifën për pjesëmarrje në Balkan League e ka paguar në llogarinë e një salloni bukurie në Bullgari sepse ashtu i është kërkuar ndërsa këtë shkodranët e quajnë mungesë transparence. Një tjetër shkelje është edhe ndërrimi i datave të ndeshjeve si në rastin e fundit me Rahovecin ku është vendosur data 23 janar ndërkohë që në 24 Vllaznia ka ndeshjen e Kupës në Shqipëri

Vllaznia nuk do të shkojë në Kosovë për ndeshjen e radhës me Rahovecin në Balkan League dhe në rast se drejtuesi i këtij kompeticioni nuk tërhiqet nga këto vendime absurd atëherë Vllaznia mund të tërhiqet përfundimisht nga kjo gare

Vllaznia po vijon përgatitjet për ndeshjen e Kupës me Partizanin në 24 janar pas shortit të hedhur ndërsa kuqeblutë janë në pritje se çfarë do të ndodh përfundimisht me Balkan League.

Artikulli paraprakSI PO E SHTREMBËROJNË SHTYLLËN KURRIZORE CELULARËT
Artikulli tjetërSHKODËR, DIGJET NJË FURGON, DYSHOHET DEFEKT TEKNIK