Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën amerikane në Shqipëri Brian Beckmann deklaroi nga Shkodra se në Shqipëri është koha që të rinjtë ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. Kjo deklaratë e tij erdhi gjatë një bisedë të tij tek akademia e lidershpit rinor në qendrën rinore Arka me temën “Marrdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacia”.

Diplomati amerikan tha se për të është kënaqësi që të jetë në Shkodër për të folur me të rinjtë dhe për t’i mbështetur ata.

Gjatë bisedës me të rinjtë shefi i zyrës së marrëdhenieve me publikun në ambasadën amerikanë mori disa pyetje për reformën në drejtësi duke thënë se në të ardhmen shqiptarët

do të kenë një sistem shumë më të mirë apo për krizën politike dhe arsyet përse nuk mbështetet opozita për faktin se ajo që kërkohet është procesi demokratik dhe jo dalja jashtë sistemit duke iu referuar djegies së mandateve të PD dhe LSI.

Artikulli paraprakMETA-OPOZITËS: NËSE KA DHUNË ËSHTË PËRGJEGJËSIA JUAJ
Artikulli tjetërHISTORIA, SI HOQËN DORË NGA DROGA