Koalicioni për Zgjidhjen e Problemeve të Komunitetit me Abuzimin e Drogës dhe Alkoolit”, një projekt i organizatës amerikane CADC i zbatuar nga YWCA në Shkodër ka sjellë dy shtetas amerikan të cilët kanë shkruar një libër duke treguar historinë e tyre që nga momenti kur nisën drogën dhe deri kur u shkëputën për të ardhur deri në ditët e sotme.

Historia e dy amerikanëve erdhi si shembull pozitiv në aktivitetin e zhvilluar me të rinjtë tek shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër.

Drejtori rajonal i shëndetit publik në Shkodër Astrit Beci shprehet se rastet e përdoruesve të drogës kanë ardhur duke u shtuar.

Drejtorja rajonale e shërbimit social Valbona Tula shprehet se ka mbështetur këtë projekt duke parë situatën e vështirë që kalojnë familjet e përdoruesve drogës me qëllimin që edhe institucionet të marrin masat e duhura.

Koalicioni për Zgjidhjen e Problemeve të Komunitetit me Abuzimin e Drogës dhe Alkoolit” në fund të këtij projekti të nisur pritet që të krijojë grupe të posaçme por edhe të ketë të dhëna të saktë për përdoruesit e drogës, vendet ku ata shkojnë dhe se çfarë mund të bëhet për ta përmirësuar situatën.

Artikulli paraprakSHKODËR, DIPLOMATI AMERIKAN: KOHA E TË RINJVE
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRMBYLLET CIKLI I BISEDAVE “DINASTIA MARUBI”