43 nxënës të pikturës, skulpturës dhe tekstilit në shkollën e mesme “Prenkë Jakova” kanë mbrojtur diplomën me punime të ndryshme në pikturë, skulpturë dhe tekstil. Këto punime të nxënësve në mbrojtjen e diplomës, u shpreh Anton Kaftalli drejtor i shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” janë të denja edhe për një ekspozitë

Për shkollën e mesme “Prenkë Jakova” mungesa e disa mësuesve profesionist të pikturës tek shkollat 9-vjeçare sjell probleme se nxënësit nuk vijnë të përgatitur ashtu siç duhet

Disa prej punimeve të maturantëve që mbrojtën diplomën trajtuan tema sociale si emigracioni në masë i të rinjve por jo vetëm

Pikturat dhe skulpturat janë paraqitur nga maturantët që përfunduan vitin e katërt të shkollës “Prenkë Jakova” por edhe ata që kanë mbaruar në sistemin e ri 3-vjeçar.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKSIDENT ME PASOJË NË QENDËR TË QYTETIT
Artikulli tjetërINFATINO RIZGJIDHET NË KRYE TË FIFA-s DERI NË VITIN 2023