Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Një mjet ka përplasur një person që po ecte me biçikletën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 në lagjen “Parrucë” kur mjeti tip Benz me targë AA 858 ED ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje personi është rrëzuar nga biçikleta pas goditjes që ka marrë nga mjeti tip Benz.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës duke bërë të mundur transportimin e tij drejt urgjencës duke i dhënë kështu ndihmën e parë mjekësore. Pas ekzaminimeve në spitalin e Shkodrës i aksidentuari mësohet se ka pësuar disa dëme në pjesën e fytyrës duke dëmtuar hundën ndërsa hematoma ka edhe në gjoks si shkak i përplasjes

ndërsa vazhdon që të jetë nën kujdesin e mjekëve ndërkohë sipas burimeve spitalore është jashtë rrezikut për jetën dhe ka vetëm dëmtime të lehta në trup. Në vendin ku ndodhi aksidenti kanë mbërritur edhe forcat e policisë duke bërë hetimet paraprake mbi këtë aksident të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës.

Sipas burimeve policore dyshohet se pakujdesia e drejtuesit të mjetit tip Benz por edhe e drejtuesit të biçikletës kanë sjellë këtë aksident. Mjeti ka nuk ka qenë me shpejtësi të madhe sepse në të kundërt pasojat mund të ishin edhe më të rënda.

Ajo që mbetet një shqetësim në rrugët e qytetit të Shkodrës është numri i shtuar i aksidenteve qoftë brenda qytetit por edhe në zona periferike ku pakujdesia është edhe më e madhe. Kohët e fundit ka patur një situatë problematike si shkak edhe i viktimave të shkaktuara nga aksidentet apo personat e plagosur rëndë ose edhe me dëmtime të lehta si në rastin konkret.

Po ashtu mungesa e një plani konkret për trafikun dhe lëvizshmërinë rrezikon çdo e më shumë këmbësorët apo drejtuesit e biçikletave të cilët janë të ekspozuar ndjeshëm ndaj aksidenteve rrugore.

Artikulli paraprakBLERJA E VOTAVE NË SHQIPËRI, NIS PUBLIKIMI I PËRGJIMEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, DIPLOMIMI I NXËNËSVE TË ARTEVE FIGURATIVE