Dita e luleve në Shkodër ka kulmuar me disa aktivitete si festivali i 29-të “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” në të cilin garuan 29 interpretues të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Shkodrës shprehet drejtori i qendrës kulturore të fëmijëve Kujtim Alija.

Nxënës të shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” ndezën pedonale me pikturat e tyre ku në focus ishin lulet por edhe imazhet e vajzave dhe kafshëve.

Ndërkohë nxënës të shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” sollën punimet e tyre që përshtaten me ditën e luleve të cilat i kanë punuar gjatë kohës së karantinës.

Dita e luleve do vijojë edhe me aktivitete të tjera gjatë gjithë ditës duke i dhënë më shumë larmi dhe bukuri jo vetëm pë rata që marrin pjesë por edhe për kalimtarët e shumtë duke e kthyer në një festë për qytetin.

Artikulli paraprak“NEVOJITET NJË REFORMIM, BASHA TË DORËHIQET”, FORMOHET ‘GRUPI PËR PD ME ISH-PRESIDENTIN DHE ISH-MINISTRA: PARTIA NUK FRYMËZOI MË 25 PRILL!
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTOHET 6 MAJI , DITA E LULEVE