Lule, muzikë, e fytyra të buzëqeshura fëmijësh mbushën sot në këtë 6 maj, ditën e luleve rrugët e qytetit të Shkodrës. Në sheshin përpara bashkisë u zhvilluan një sërë aktivitetesh artistike e kulturore, duke gjallëruar Shkodrën në ditën e luleve, traditë e hershme e këtij qyteti. Përgjegjësja e arsimit, rinisë dhe sportit në bashkinë Shkodër Vinifreda Gazulli thotë se pavarësisht pandemisë, dita e luleve u zhvillua.

Disa miq të veçantë në ditën e luleve janë rezidentët e projektit “Shpresa”, persona me aftësi ndryshe të cilët u argëtuan në këtë ditë të bukur në Shkodër.

Pandemia ka qenë e vështirë edhe për këtë shtresë por përmes aktiviteteve të ndryshme ia kanë dalë.

Një prej kujdestareve, Mirela Koçi në mesazhin e saj thotë se e gjithë shoqëria duhet t’i trajtojë këta persona si gjithë pjesën tjetër.

Bashkë me gjithë të tjerët në tingujt e muzikës, fëmijët e projektit shpresa u argëtuan në një ditë ndryshe për ta.

Artikulli paraprakSHKODËR, DITA E LULEVE ME KËNGË, PIKTURA E MESAZHE SHPRESE
Artikulli tjetërBERDICË, NIS ASFALTIMI I RRUGËS “XHURRETAJ”